Pogradeci i tij u mund sot 2-0 nga Vllaznia ne ndeshjen e kupes, por trajneri i tij Ardian Abazaj nuk duket i shqetesuar nga kjo gje. Sipas tij, objektivat e kesaj skuadre jane te perqendruara vetem ne kampionat.

Numri 1 i pankines pogradecare eshte shprehur ne prononcimin e tij te dhene per mediat pas ndeshjes se nuk mund te luash e te rivalizosh me skuadra qe kane shume kualitete ne rradhet e tyre.

“Ne nuk e kemi ate luksin te luajme edhe per Kupe, duke e ditur se me çfare ekipesh perballemi. Duke e ditur se çfare kualitetesh kane, duke e ditur çfare buxhetesh kane ato, prandaj jemi te perqendruar vetem tek ndeshjet e kampionatit.

Sa takon perballjes me Vllaznine, jam i kenaqur me ate çfare skuadra prodhoi ne fushen e lojes, duke e ditur se perballeshim me nje skuader me shume kualitete brenda.

Thane se kishin 3-4 mungesa, por prape nuk u ndie mungesa e tyre sepse kane shume lojtare ne organike. Ne sot provuam edhe 4-5 djem te rinj vetem 18 vjeçare dhe po i fitojme avash- avash”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/