Vllaznia ka luajtur sot ne Pogradec ndeshjen e pare te turit te dyte te Kupes se Shqiperise ndaj skuadres vendase, me te cilen ka fituar me rezultatin 2-0.

Duhet thene se trajneri Brdariç kishte vendosur qe te linte pushim (disa edhe per arsye demtimi) pikerisht futbollistet Diagne, Jonuzi, Latifi, Djurdjevic dhe Aralica.

Ne vend te ketij te fundit, ne majen e sulmit kuqeblu eshte aktivizuar sulmuesi Mehdi Çoba, i cili ka patur mbeshtetjen nga pas te Da Silves e Ardit Hoxhajt. Per kete lojtar shpeshhere eshte thene se duhet te kete me shume hapesira dhe sot keshtu ka ndodhur.

Çoba eshte munduar te jape me te miren e tij, por ne fakt ndoshta edhe nga terreni i renduar i stadiumit, nuk ka mundur te tregoje vlerat e tij me te mira, megjithate besimi qe iu dha sot, duhet te sherbeje edhe si motivim per te ardhmen per te.

Sulmuesi 21 vjeçar ka qendruar rreth 60 minuta ne fushen e lojes dhe padyshim qe kjo ndeshje duhet ta beje te kuptoje ate se i duhet te vazhdoje te punoje fort./SHKODRA-SPORT.COM/