Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka takuar sot regjisorin dhe kompozitorin e njohur shkodran, Osman Mula.

Në postimin e tij, Duka tregon se pati kënaqësi që foli për futbollin me një prej tifozëve të zjarrtë të këtij sporti në Shqipëri. “Vllaznia pikë e fortë lidhëse mes nesh”, thotë ndër të tjera Duka.

“Nje ditë e veҫantë kjo e sotmja ku pata kënaqësinë të prisja në zyrën time mikun tim dhe mikun e futbollit shqiptar Osman Mulën.

Zhvilluam një bisedë të gjatë për futbollin shqiptar, Vllazninë, që është një pikë e fortë lidhëse ndërmjet nesh, dhe e informova Osmanin për projektet tona të ardhshme.

Kënaqësi kur shikon personalitete të mëdhaja të artit që qëndrojnë gjithmonë afër futbollit”, shkruan Duka