Emocionet e fitores me Flamurtarin nuk kane zgjatur shume ne kampin shkodran dhe nga dita e sotme ekipi ka filluar të mendojë për sfidën e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë po në “Loro Boriçi” ndaj Laçit. Një sfidë shumë e fortë të cilën ne kampin shkodran e vleresojne maksimalisht.

Për ndeshjen me kurbinasit do të rikthehet në formacion mesfushori Krymi megjithatë do të ketë sërish mungesa. Kjo ngaqë këtë herë ka qenë rradha e mbrojtësit Shehi për t’u ndëshkuar me karton të verdhë dhe për rrjedhojë duke qenë se ai ishte i katërti për të, do të mungojë të shtunën.

Megjithatë kjo mungesë nuk duket se përbën ndonjë problem për stafin teknik sepse tashmë ka ardhur nga merkatoja mbrojtësi tjetër Adili.

Vete trajneri e ka thene se tashme skuadra eshte me e plote per gjysmen e dyte te sezonit dhe mungesa e njerit lojtar apo tjetrit, nuk mund te ndihet shume.

Keshtu shpresohet te ndodhe edhe kete here ne sfiden ndaj kurbinasve qe mungesa e Shehit te mos ndikoje dhe Vllaznia te hyje ne fushe me objektivin e vetem per te marre fitoren.
www.shkodrasport.com