Vllaznia ka vijuar diten e sotme me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje ne transferte te dielen ne oren 13.00 ndaj ekipit te Laçit. Ajo qe ka rene ne sy ka qene prania ne kete seance edhe e nje futbollisti te ri.

Behet fjale per portierin 17 vjeçar Aron Jukaj. Ai eshte stervitur sebashku me dy portieret e tjere, Bojan Zogoviç e Kristi Qarri, nen drejtimin e trajnerit Ideal Lekiqi.

Jukaj mbron porten e ekipit U19 te Akademise Vllaznise dhe konsiderohet nje portier i se ardhmes. Stervitja herepashere me ekipin e pare padyshim qe do ta ndihmoje ate te rritet edhe me shume nga ana profesionale.

Ne fakt te Vllaznia tashme eshte kthyer ne tradite prania ne shume prej seancave stervitore e futbollisteve me te talentuar te Akademise Vllaznia. Keshtu ka ndodhur me pare edhe me portierin tjeter Fabian Lekaj apo dhe me lojtaret Xhensil Kapllajan, William Cungu, Arval Maliqi, Ersi Zaganjori etj.

Portieri Jukaj eshte nje nga elementet me te spikatur te Akademise Vllaznia dhe konsiderohet nje vlere e saj, prandaj dhe drejtuesit po investojne edhe per promovimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/