Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka fituar mbremjen e sotme ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes, te luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres, me rezultatin e ngushte 3-2.

Ne fakt pritej nje fitore e lehte e kuqebluve por nuk ka ndodhur keshtu dhe ndoshta kjo erdhi ngaqe ne rradhet e tyre u vune re shenja nenvleresimi ngaqe luanin ndaj skuadres qe renditej ne vendin e parafundit.

Vllaznia e fitoi setin e pare 25-21 dhe kjo krijoi idene se do ta fitonte shpejt kete ndeshje, por nuk do te ndodhte keshtu. Kane qene durrsaket qe e fituan setin e dyte 25-19 dhe me pas edhe te tretin serish ne te njejtat shifra duke e permbysur ne kete menyre rezultatin e kesaj perballje.

Shkodranet u munduan te reagojne, ndonese me shume veshtiresi dhe e fitojne setin e katert 25-23 duke e çuar ne kete menyre ndeshjen ne set final. Edhe ky i fundit ka shume rivalitet por ne fund fiton Vllaznia 15-13 dhe po ashtu edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Ka spikatur kapiteni Nikolin Qafarena me 22 pike te shenuara, por edhe Gentjan Curraj me 21 pike.

Por pika e lene sot, i ka kushtuar ekipit te drejtuar nga trajneri Artan Kalaja sepse ai pas javes se 13-te ka grumbulluar tashme 19 pike duke mbajtur vendin e peste, me nje pike me pak se Skenderbeu i vendit te katert. Javen e ardhshme, Vllaznia do te luaje ne Tirane ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit ndaj Studentit dhe padyshim qe objektivi eshte fitorja dhe ngjitja ne vendin e katert./SHKODRA-SPORT.COM/