Nje nga sfidat me te bukura te mbremjes se sotme te emertuar “Grushti i hekurt”, organizuar ne Tirane, ka qene ajo ne mes boksierit shkodran Arjon Kajoshi dhe letonezit Ivans Levickis.

Ka qene nje rivalitet i forte ne te gjashte raundet e kesaj ndeshje dhe ne fund, tre arbitrat e takimit i kane dhene fitoren Kajoshit. Ne fakt kjo ndeshje ka qene ne dyshim per t’u zhvilluar deri para pak ditesh dhe arsyeja ka qene e forte.

Kjo sepse boksieri i njohur shkodran pikerisht dy jave me pare ka humbur nenen e tij ne nje moshe shume te re dhe padyshim qe kjo ka sjelle nje pikellim te madh tek ai. Megjithate, pavaresisht dhimbjes ne shpirt e zemer, ajo vendosi te ngjitej ne ring dhe ne fund, fitoren ia ka dedikuar asaj.

E ka bere kete gje, kur prezantuesi i spektaklit te sotem e ka bere publik nje fakt te tille dhe vete Kajoshi permes lotesh eshte shprehur: “Po eshte e vertete qe isha ne dyshim per ta zhvilluar kete ndeshje apo jo, por ne fund vendosa te ngjitem ne ring dhe te fitoje per te. Pra, fitorja e sotme shkon per nenen time”.

Fitorja e sotme padyshim qe ka qene shume e rendesishme per Arjon Kajoshin i cili para kesaj ndeshje ndodhej ne vendin e 465-te ne ranglisten boterore ndersa letonezi Levickis i 275-ti, prandaj dhe ky sukses do ta ngjise shume shkalle ne renditje boksierin e talentuar shkodran qe sot korri fitoren e gjashte ne boksin profesionist, ne po kaq ndeshje te zhvilluara.
Gjergj KOLA