Ka vetëm tetë muaj që është shtruar por tartani i pistës së stadiumit “Loro Boriçi” shumë shpejt ka filluar të tregojë problemet e para.
Fotot që shoqërojnë këtë shkrim e tregojnë më së miri këtë gjë.
Në disa pjesë të saj, tartari i pistës është ngritur lart, madje edhe çarë.
Duket qartë se firma turke që ka bërë shtrimin e kësaj piste, nuk i ka bërë siç duhet punimet dhe prandaj ka ndodhur kjo që ka ndodhur.
Megjithatë, me shumë mundësi, tartani do të jetë brenda garancisë dhe padiskutim që firma do të vijë sërish për ta riparuar atë se çfarë nuk shkon. P
or, kjo nuk vlen. Si ka mundësi që asnjë ndërtim i ri në këtë qytet dhe në këtë vend nuk bëhet ashtu siç duhet, por gjithmonë “i arnuar”?!
© shkodrasport.com