Vllaznia ben nje hap te gabuar ne ndeshjen e rradhes ne Korce dhe eshte ndalur ne barazim 1-1 nga Skenderbeu, duke bere qe diferenca me ndjekeset e saj tashme te ngushtohet edhe me shume. Nje hap i gabuar ky i ekipit shkodran qe sidomos ne pjesen e pare nuk tregoi asgje nga vlerat e tij.

Ndeshja nuk ka nisur në mënyrën e duhur për shkodranët të cilët e shohin veten në disavantazh që në minutën e 8-të. Ka qenë një gjuajtje e Dovuna nga jashtë zone dhe topi nuk zotërohet dot nga portieri Zogoviç dhe përfundon në rrjetë. U prit reagimi I Vllaznisë por në fakt janë sërish korçarët që kanë dy-tre mundësi të mira për të dyfishuar shifrat.

Megjithatë edhe kuqeblutë kanë reaguar me anë të Victor da Silvës që është shumë pranë barazimit. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-0 në favor të Skënderbeut. Pjesa e dytë është krejt ndryshe për Vllazninë e cila e nis me një zëvendësim. Krymi I lë vendin Dilaverit dhe do të ishte ky futbollist që do të barazonte.

Në fakt ka qenë braziliani Victor da Silva që në minutën e 58-të ka fituar një 11-metërsh për pengim në zonë. Atë e ka marrë përsipër ta gjuajtur sulmuesi boshnjak I cili është I saktë duke barazuar rezultatin. Kaq ka mjaftuar që në fushë më pas të jetë vetëm Vllaznia.

Ajo ka disa raste shënimi njëri pas tjetrit me anë të Victor da Silva, Jonuzit, Kalajës e Shehit. Minutat kalonin dhe ankth në kampin shkodran shtohej sepse goli I avantazhit nuk po dilte në dritë.

SKENDERBEU- VLLAZNIA 1-1

Shenues: Dowouna ‘8/ Dilaver ’58 (11-m)

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dumfur, Vitija, Zguro, Dowouna, Taipi, Viktor, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç