Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia “ndez” me brazilianin Kaina në sulm, sulmuesi ia shpërblen besimin Josës...

Vllaznia “ndez” me brazilianin Kaina në sulm, sulmuesi ia shpërblen besimin Josës me dopietë

Vllaznia mori pasditën e djeshme një rezultat pozitiv ndaj Teutës me qëllim afrimin me skuadrat e kreut të renditjes. Në këtë javë të 15-të, shkodranët funksionuan në disa aspekte, pavarësisht pengesave që i ishin shfaqur para ndeshjes.

Kështu, Kaina është rikthyer në formacionin titullar me një dopietë. Në këtë rikthim të tij në 11-shen e parë, u pa se sulmuesi brazilian ka arritur të rifitojë formën dhe jo më kot shënoi edhe dy gola.

Me Kainën në majë të sulmit, skuadra e Josës arriti të funksionojë shumë mirë dhe tregoi se në javët në vijim, ndoshta do të jetë kërcënuese për ekipet e tjera të kreut.

Kujtojmë këtu se, me rifillimin e kampionatit më 14-janar, ndeshja e rradhës për shkodranët është ajo ndaj Partizanit, në stadiumin e këtyre të fundit. Në rast triumfi, skuadra e Josës afrohet me katër pikë larg “demave të kuq”.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments