Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka dalë përpara mediave shkodrane në konferencën për shtyp pas sfidës me Vllazninë. Tekniku shkodran i durrsakëve vendosi theksin se Teuta është e rrezikuar dhe se poashtu, humbja ndaj Vllaznisë dhemb në këto pozita momentale.
Nga ana tjetër, i pyetur nga “Shkodra Sport” në lidhje me merkaton e janarit, Martini u shpreh se Teuta do të ndërhyjë për të afruar futbollistë në të tre repartet, ndërsa theksoi se shpreson shumë që të gjejë futbollistët e duhur, sepse merkato e dimrit është e dobët.
“Teuta e rrezikuar ka qenë qysh në fillim, por ne në tre ndeshje kemi marrë gjashtë pikë. Normalisht, kjo humbje ndaj Vllaznisë dhemb, sepse nuk është njësoj si të humbësh 2-0, si të humbësh 4-0. Ne jemi të rrezikuar, por kam besim se edhe me merkaton e janarit dhe me djem që i njoh shumicën e tyre dhe karakterin e tyre, do të jetë çështje kohe të jemi në vendet e fundit.
Merkato e janarit? Patjetër që, do të ndërhyjmë. Pothuajse në të tre repartet do të fokusohemi dhe shpresojmë të gjejmë futbollistët e duhur, sepse merkatoja e janarit është pak e dobët. Kështu që, shpresoj të gjejmë futbollistët e duhur”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Teutës, Edi Martini.
Maringlen ZHIVANI