HomeBASKETBOLLVllaznia në basketboll për femra është surpriza, fiton sërish në kampionat

Vllaznia në basketboll për femra është surpriza, fiton sërish në kampionat

Vllaznia ne basketboll per femra ka arritur nje tjeter fitore ne kampionat. Ajo eshte surpriza e deritanishme e Grupit A sepse sot korri suksesin e dytë në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura, duke mundur 66-53 Elbasanin në fushën e këtij të fundit.

Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga mikeshat shkodrane, që patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke luajtur më mirë dhe e merituan fitoren.

Ky sukses ngjit Vllazninë në krye të renditjes, me 4 pikë të plota ashtu sikurse ekipi i Sh.K.B.Tiranës, ndërsa Elbasani pësoi humbjen e dytë dhe mbyll renditjen.

Nje nisje e tille e kampionatit nga ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj padyshim qe eshte shume pozitive dhe me kete ecuri, duket se ajo do te shkoje e sigurte drejt arritjes e objektivit per te qene ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra Grupi A, java e dytë (12 tetor)

Studenti – Sh.K.B. Tirana, 60-99

E shtunë, 13 tetor

Elbasani – Vllaznia, 53-66

Sh.B.Tirana – Flamurtari, 66-58

Renditja: Sh.K.B.Tirana 4 pikë (2/0), Vllaznia 4 pikë (2/0), Flamurtari 3 pikë (1/1), Sh.B.Tirana 3 pikë (1/1), Studenti 2 pikë (0/2), Elbasani 2 pikë (0/2).

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments