Vllaznia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj Laçit në gjysmënfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar një biletë për në finale, ku do të përballet me Skënderbeun. Ishte vlonjati Ardit Hoxhaj, heroi i kësaj sfidë, i cili në minutën e 21-të, goditi saktë me kokë, duke i dhuruar një fitore të artë skuadrës shkodrane.
Nuk mungoi tensioni në fundin e ndeshjes, teksa lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin. Mbrojtësi i Laçit, Obanor, u ndëshkua me karton të kuq, për goditje ndaj kundërshtarit.
Vllaznia-Laçi 1-0
22′ Hoxhaj
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Viktor Da Silva (63′ Kruja), Hoxhaj (74′ Kaleziç), Dilaver (88′ Cise)
Trajner: Tomas Brdariç
Laçi: Sherri, Marku, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Musta (63′ Van Dejv) , Lushkja (46′ Mazrekaj), Deliu, Bytyqi, Shehu, Xhixha
Trajner: Shpëtim Duro
KV: Krymi, Adili, Dilaver, Marku. Zogoviç, Kaleziç , Avdijaj / Lushkja, Malota, Musta, Bytyqi, Ignjatoviç