Një rast i paprecedentë është regjistruar në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i kurbinasve, Onur Obanor nuk e kanë mbajtur nervat, teksa ka goditur me takë në trup Herald Markun e Vllaznisë.

Një moment i vështirë, me futbollistin shkodran i cili mbeti i shtirë në fushë.

Mbrojtësi Obanor menjëherë është ndëshkuar me karton të kuq nga Juxhin Xhaja.