Vllaznia vijon me përgatitjet për sezonin e ri, me stërvitjet e përditshme. Shkodranët po marrin formën e duhur para nisjes së edicionit. Në një moment kur mendohej se kampionati do niste këtë javë, Superliga është shtyrë me 1 javë për startin. Për këtë arsye Vllaznia do zhvillojë edhe 1 ndeshje miqësore.

Kuqeblutë do zbresin ditën e premte në orën 19:00 në fushën e lojës. Kjo për tu ndeshur në një miqësore kundër Dinamos. 18 herë kampionët e vendit që rikthehen në Superiore këtë sezon, pasi milituan në Kategorinë e Parë sezonin e shkuar. Një duel që do luhet në “Loro Boriçi” për kënaqësinë e gjithë sportdashësve shkodranë.

Dinamo këtë sezon niset me një projekt serioz dhe ambicioz, ku pretendohet shumë në të ardhmen. Ndeshjet mes Vllaznisë dhe Dinamos kanë qenë gjithmonë interesante përgjatë historisë dhe pavarësisht se të premten luhet vetëm një miqësore. Sërish është një ndeshje interesante për tu ndjekur.

Kjo do jetë miqësorja e katërt e Vllaznisë me një ekip të Superiores në këtë periudhë verore. Shkodranët janë mposhtur 2-3 nga Laçi, kanë barazuar 1-1 ndaj Teutës e ndërsa kanë mposhtur 0-1 Tiranën para pak ditësh në kryeqytet.
Endri ÇINARI