Vllaznia ka treguar këtë merkato se pretendent mund të jesh dhe me pak afrime të goditura. Faza përgatitore ka sjellë rezultate pozitive në kampin shkodran. Trajneri Mirel Josa sëbashku me stafin u vendosen në Austri për fazën e parë përgatitore. Ndeshjet e zhvilluara në Austri ishin 4 dhe të gjitha të fituara.

Paraqitje pozitive mund të quhet dhe ajo në raundin kualifikues të Conference League ku arritën të merrnin një barazim 1-1 në shtëpi dhe duke humbur ndeshjen e dytë jashtë me shifrat 3-0 kundër Craiova.

Vllaznia është një ndër ekipet që ka bërë transferimet më të pakta, pikërisht duke zëvendësuar titullarët e larguar dhe duke sjell lojtarë me ekpseriencë dhe të njohur me kampionatin shqiptar.

Faza e dytë përgatitore në Shqipëri solli dhe disa teste të tjera miqësor, ku rezultatet pozitive vazhduan përsëri. Vllaznia i mbylli përgatitjet me përballjen kundër Skënderbeut ditën e djeshme, ku arritën të fitonin me shifrat 3-2. Java e parë e kampionatit do t’i vërë përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”./newsport/