Mirsad Jonuz ndodhet në Maqedoninë e Veriut teksa ka lënë Shqipërinë që në momentin kur “COVID-19” u identifikuar në vendin tonë.

Trajneri i Vllaznisë duhet të rikthehet në Shkodër sepse të gjithë janë me sytë nga qeveria nëse do të lejojë ose jo rifillimin e futbollit.

Megjithatë është shumë e rëndësishme që çdo kush që kthehet nga jashtë t’i nënshtrohet një periudhe karantinimi 2-javore. Ky rregull siç duket nuk ka lënë të kënaqur Jonuzin, i cili është shprehur se është kundër mbylljes për 14 ditë.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa tekniku i shkodranëve duhet t’i marrë masat mirë sepse rregullat janë të njëjta për të gjithë.

Në Shkodër e presin për t’u rikthyer sepse javën e ardhshme gjasat janë që të nisë stërvitja duke ruajtur distancimin fizik./newsport/