Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në klinikë, teste mjekësore për të gjithë

Vllaznia në klinikë, teste mjekësore për të gjithë

Ne pritje te startit te kampionatit, tek Vllaznia kane gjetur kohe qe krahas stervitjes te bejne edhe analizat mjekesore per te gjithe futbollistet.

Paraditen e sotme, ata i jane drejtuar klinikes “Medicare” dhe sebashku me fizioteraspistin Haxhaja, por edhe stafin e mjekeve te kesaj klinike, kane bere te gjitha analizat e nevojshme.

Gjithçka ka rezultuar ok dhe tashme lojtaret jane te gatshem per startin e kampionatit. Ato shpresojne qe te mos kete me shtyrje por duke pritur nje reagim te mundshem te Qeverise ne plotesimin e kerkesave te klubeve, keta te fundit t’i rikthehen normalitetit.

Ne Shkoder mezi presin fillimin e ndeshjeve sepse interesi eshte i madh per te pare ne fushe Vllaznine e re. Themi e re sepse kane ardhur plot 16 lojtare te rinj ne krahasim me sezonin e kaluar dhe kuptohet qe ne fushe do te shohim nje skuader krejt ndryshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments