Dje dhe sot, është zhvilluar në Tiranë Kampionati Mbarëkombëtar në mundjen e lirë ku kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e Shqipërisë si dhe ekipet e Kosovës dhe Maqedonisë. Ekipi i Vllaznisë është përfaqësuar në këtë kampionat me këta mundës: Dashnor Koka në peshën 55 kg, Maldin Camaj në peshën 60 kg, Elsajed Guri në peshën 66 kg, Qamil Bajrami në peshën 74 kg, Adnan Guri në peshën 84 kg, Ardis Hebovia në peshën 84 kg, Kristian Daka dhe Elton Fusha në peshën deri 120 kg. Paraqitja e këtyre sportistëve ka qenë shumë e mirë por ka spikatur Kristian Daka që në peshën e tij, atë deri në 120 kg, ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion i kësaj grupmoshe.

Qamil Bajrami në peshën është renditur në vendin e dytë në peshën deri 74 kg teksa ka humbur në finale me një rezultat shumë të ngushtë. Mundësi tjëtër Elton Fusha është renditur i treti në peshën super të rëndë. Me këto rezultate të arritura, ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri i mirënjohur Dedë Bregu është renditur i treti duke lënë pas ekipe të spikatura në këtë sport. Ky sigurisht që është një sukses sepse dihen kushtet e vështira në të cilat stërviten mundësit e Vllaznisë.
www.shkodrasport.com