Ndonese nuk do te kete shume kohe ne dispozicion per te festuar, dita e sotme do te jete dite feste per ish- volejbollisten e Vllaznise, trajneren aktuale te ketij ekipi dhe njekohesisht pedagogen e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Nora Deda. Ajo ka ditelindjen dhe do te festoje me njerezit e saj te dashur 52 vjetorin e lindjes.

Nora Deda ka lindur me 17 prill 1969 dhe ne rinine e saj i eshte perkushtuar sportit te bukur te volejbollit, ku eshte dalluar gjithnje si me ekipin e Vllaznise, ashtu edhe me ate kombetar. Jo më kot është vlerësuar si një nga “volejbollistet e shekullit të SK Vllaznia” ne festimet e bera me rastin e 100 vjetorit te krijimit te ketij klubi.

Vete Nora duket shume e lumtur per kontributin e dhene ne sport dhe ajo jo me kot, gjen rastin edhe te falenderoje trajneret e saj e per kete thote: “Nuk mund të lë pa përmend respektin e madh që kam për gjithë trajnerët e mi, për mësuesin tim të parë Viktor Jubanin, për trajnerin tim të parë Vehbi Sulejmanin dhe për prindin, edukatorin dhe trajnerin e shquar të Shkodrës Mark Grimcin”.

Nora Deda është sërish pranë sportit sepse prej me pak se nje viti i eshte besuar detyra e trajneres se ekipit te femrave te Vllaznise, nderkohe qe njekohesisht kryen edhe detyren e pedagoges në Fakultetin e Edukimit Fizik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Ajo thotë se nuk mund të qëndrojë larg sportit dhe këtë gjë do ta bëjë deri në fundin e jetës së saj. Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes, i uron Nora Dedes edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Gjergj KOLA