Pol Pogba dhe Hoze Murinjo nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë te Mançester Junajtid, teksa asnjë nga të dy nuk e fshehu mospëlqimin. Së fundmi, mesfushori francez “thumboi’ Murinjon edhe pse nuk ia përmendi emrin.

Ish-futbollisti i Juventus theksoi se Solskjaer nuk është një trajner që vendoset kundër lojtarëve të tij, por edhe nëse ka kritika mund t’i lej jaahtë për ndonjë ndeshje dhe jo t’i bëj të ndjehen të përjashtuar.

Ndërkohë, i pyetur për këto fjalë nga mesfushori, Murinjo theksoi se nuk i interesonte fare çfarë thoshte ai.

“Do të më pëlqente të thoja se nuk më intereson fare çfarë thotë Pogba. Nuk më intereson, as nuk më intereson fare”, theksoi tekniku luzitan i Totenhem. /VipSport/