Juventusi nuk ndalet asnjëherë, si në fushë dhe jashtë saj. Dhe kur bardhezinjtë vendosin të blejnë një lojtar, kërkojnë gjithmonë më të mirin. Tani kanë vënë në shënjestër një nga “xhevahirët” e futbollit europian, Fill Foden, yllin e ri të Mançester Sitit.

Drejtuesit e Juventusit duan të rinojnë grupin dhe po ndjekin me kujdes këtë pistë, që në fakt nuk do të ketë kosto. Foden mund të vijë në Torino për 200 mijë euro.

Kuptohet që lojtari vlen shumë më shumë, por lojtari që krahasohet me Injiestën, ka një kontratë që i skadon në 2020-ën. Nëse nuk rinovon, Mançesteri mund ta humbasë këtë talent për një çmim qesharak, 175 mijë stërlinat si klubi i rritjes së lojtarit.

Tashmë Guardiola po kritikohet ashpër për faktin se lejoi talentin Sanço të firmoste me Borusian e Dortmundit për më pak se 8 milionë euro. Trajneri katalanas duhet të bindë Fodenit të rinovojë kontratën, para se Juventusi (dhe jo vetëm), të bëjë goditjen./Vipsport/