Manchester United është hedhur sërish në sulm në merkato për të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin e skuadrës e kombëtares angleze dhe të Leicester, 25-vjeçarin Harry Maguire. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “The Sun”, sipas së cilës “djajtë e kuq” kanë ofruar 60 milionë stërlina për të marrë mbrojtësin. Gjatë gjithë verës u përfol për këtë transferim, por ajo asnjëherë nuk u konkretizua edhe pse oferta që United bëri ishte e kënaqshme.

Maguire firmosi një kontratë 5-vjeçare me “dhelprat” në shtator, por ai ka pranuar gjithnjë se nëse United do ta kërkojë sërish në janar, këtë herë nuk do të refuzojë. Mourinho është në kërkim të dëshpëruar të një mbrojtësi dhe Maguire do të vinte rregull në këtë repart, duke i ofruar lojtarit 140 mijë stërlina në javë, dyfishin e rrogës që ai merr të Leicester. Shumë që pritet të bindë lojtarin, ndërkohë që 60 milionë stërlinat do të kënaqin edhe Leicester.