Vllaznia fitoi në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 2-0. Ndeshja e djeshme në “Loro Boriçi” foli tërësisht për vendasit, që nuk e patën të vështirë të mposhtnin një Flamurtar me halle.
Ekipi i Jonuz i falet penalltisë së Likës dhe kryeveprës së Hygor, i cili realizoi me një veprim të shkëlqyer akrobatik.
Tej rezultatit dhe lojës, Vllaznia duhet të mendojë edhe për lojtarët në dispozicion. Sipas newsport.al, Godfrej Walesimbu nuk është rikthyer në Shkodër qysh prej fundit të 2019 dhe mendohet se mund të jetë largimi i radhës nga Vllaznia.
Lojtari që është aktivizuar në muajt e fundit me kuqeblutë ka qenë në planet e klubit, ndaj nuk dihen arsyer për një “divorc” të mundshëm.
30 vjeçari nuk ka marrë pjesë as në mini fazën përgatitore të Ohrit, çka të bën të mendosh se palët kanë pasur “krisje” me tyre./newsport/