Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nesër drejt Ulqinit për stërvitje

Vllaznia nesër drejt Ulqinit për stërvitje

Ekipi i Vllaznisë i ka dhënë fund pushimeve të shkurtëra të fundvitit dhe nga nesër do të rikthehet sërish në fushën e stërvitjes. Por këtë herë një gjë e tillë nuk do të bëhet në fushën sportive të Golemit si zakonisht, por në atë të Ulqinit.

Kjo sepse siç kemi bërë të ditur, kuqeblutë do të nisen nesër drejt qytetit bregdetar të Malit të Zi, ku do të qëndrojnë për një periudhë njëjavore ngaqë nuk kanë më shumë kohë në dispozicion sepse më 10 janar ata do të ndeshen për kupë me Pogradecin.

Gjatë këtyre 7 ditëve stafi teknik i Vllaznisë do të mundohet t’i japë ngarkesat e duhura futbollistëve, por kuptohet pa i rënduar ato sepse kanë shumë pak kohë për të bërë atë që ndoshta do të ishte e nevojshme.

Ndërkohë mësohet se gjatë kësaj periudhe po shikohet edhe mundësia e zhvillimit të ndonjë ndeshje miqësore, ndoshta me Otrant të Ulqinit, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments