Njeri preferoi te largohej sepse u ndie i pavleresuar, ndersa tjetri nuk u preferua nga stafi aktual. Te dy ata u bashkuar serish tek nje ekip tjeter, pikerisht tek Laçi.

E kemi fjalen per portierin Alen Sherri dhe mbrojtesin Renato Malota qe neser do te jene kundershtare te Vllaznise ne ndeshjen e rradhes per kampionat.

I pari eshte rritur tek Vllaznia, i dyti luajti per dy sezone e gjysem me te. Kane perjetuar sebashku edhe momente te veshtira, ato te renies se skuadres nga Superliga, nderkohe qe u larguan me idene per te gjetur nje skuader me te forte siç eshte Laçi.

Por per momentin Vllaznia eshte me mire dhe kryeson renditjen. Neser do te jene perballe saj per t’i ndalur dhe per t’i treguar ndoshta nese kane gabuar qe i lane te largohen apo jo.

Megjithate ne kampin shkodran nuk e kane shume mendjen tek kjo gje. Ata do ndeshen neser me Laçin ne fushe, pa e ditur nese do te jene Sherri apo Malota perballe tyre. Thjesht do kerkojne te bejne detyren, te marrin pike e te ruajne kreun./SHKODRA-SPORT.COM/