Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nesër me dy mungesa të rëndësishme në formacion ndaj Egnatias

Vllaznia nesër me dy mungesa të rëndësishme në formacion ndaj Egnatias

Vllaznia do te luaje neser ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Egnatias ne sfiden e kthimit gjysmefinale te Kupes se Shqiperise dhe padyshim qe objekti i saj do te jete permbysja e rezultatit 0-1 te ndeshjes se pare te luajtur ne Rrogozhine.

Por nuk do te jete e lehte nisur nga niveli i kundershtarit, e po ashtu edhe nga fakti tjeter qe ne formacionin e kuqebluve do te mungojne edhe dy futbolliste shume te rendesishem te Vllaznise. Behet fjale per mbrojtesit Milos Stojanoviç dhe Esin Hakaj.

Te dy keto lojtare siç dihet, u ndeshkuan me kartona te kuq ne ndeshjen e pare dhe ky padyshim qe eshte nje problem jo i vogel per stafin teknik te Vllaznise. Ato kane qene stabel ne formacionin kuqeblu gjate gjithe sezonit dhe tashme duhet pare skuadra pa to ne fushen e lojes.

Trajneri Osmani ka aktivizuar edhe ne Durres para tre ditesh ne qender te mbrojtjes Gledian Pusin dhe ne krahun e majte brazilianin Andrey Yago, duke dashur qe te shohe funksionimin e skuadres me to dhe me siguri qe te dy ato do jene edhe neser ne fushe ndaj Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments