Humbja në ndeshjen e fundit të Vllaznisë ndaj Egnatias u pasua me një sërë kritikiash nga specialistë të ndryshëm të futbollit në Shkodër. Kishte kritika për trajnerin Plori, por kishte kritika edhe për skuadrën.

Megjithatë, futbollistët kuqeblu janë plot shpresë se ndaj Partizanit, në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, mund të merret rezultat pozitiv, edhe pse është një ndeshje e vështirë.

Në fakt, Vllaznia mbetet një ekip me potencial dhe nesër pritet një kthesë pozitive e tyre. Megjithatë, lind pyetja a do të jetë një Vllazni ndryshe nga ajo me Egnatian? Kjo mbetet për t’u parë në fushën e lojës.

Sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Partizani-Vllaznia, do të luhet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Maringlen ZHIVANI