Vllaznia vazhdon te jete ne merkato dhe te kerkoje zgjidhje per disa pozicione vakante ne skuader. Kuqeblute duan nje mesfushor qendre, pasi per ndeshjet e Europes kane vetem Jonuzin, Heric dhe Boshnjakun. Nderkohe, mungon edhe nje fantazist per te konkurruar Vulajn ne mesfushe.
Ne mbrojtje, kuqebluve u duhen me patjeter nje mbrojtes krahu dhe nje qendre. Gjithsesi, momentalisht ceshtja eshte zgjidhur, sepse ka ardhur Shehi, kane rinovuar Bulatovic dhe Hakaj, teksa poashtu pritet edhe firma e nje qendermbrojtesi kroato-boshnjak, sic eshte Marko Juric.
Gjithsesi, pas Kupave te Europes, do te duhet nje tjeter futbollist qe te jete alternative per Gurishten. Kerkesa e Joses eshte qe te gjitha pozicionet te jene te dubluara dhe me shume mundesi deri ne fund te merkatos, presidenti Xhaferi dhe trajneri Josa do te kene bere zgjedhjet e nevojshme.
Ne krahet e sulmit, situata eshte me emergjente se ne repartet e tjera. Hoxhaj dhe Latifi jane sulmuesit e vetem tipike ne krah, nderkohe qe pritet qe nje sulmues i huaj ne krah nga dita ne dite te bashkohet me skuadren.
Nga ana tjeter, Latifi po vuan nje problem fizik dhe nuk po stervitet normalisht me grupin. Momentalisht, Vllaznia ne krah nuk ka futbolliste per te dubluar Hoxhajn dhe Latifin, me perjashtim te Krujes ne te djathte, teksa edhe Vulaj eshte afruar si fantazist me teper dhe jo si futbollist krahu. Keshtu, plotesimi i kraheve te sulmit eshte me shume se nevoje te Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI