Vllaznia e ka mbyllur ne disavantazh pjesen e pare te ndeshjes ndaj Tiranes. Goli i Mucit ne minuten e 13-te ka kaluar ne epersi bardheblute, nderkohe qe shkodranet kane patur dy raste shenimi ne keto 45 minuta.

5′ Drithërima në portën e Bekajt. Ardit Hoxhaj godet shtyllën. I pafat sulmuesi vlonjat shumë pranë vijës fatale.

13′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet klasikja. Ernest Muçi kalon në avantazh bardheblutë. Fantastik talenti i Tiranës. I cili pas një asisti mjaft të bukur të Halilit, nuk fal nga një pozicion diagonal, duke tundur rrjetën.

29′ Pranë golit të dytë Tirana me Muçin, por gjuajtja e tij ndalet mjaft bukur nga Zogoviç që mban në lojë shkodranët.

33′ Muçi dhuron spektakël, provon me një gjuatje drejt portës, por ndalet sërish nga Zogoviç. Fantastik talenti bardheblu.

45′ Pranë golit të barazimit Vllaznia, me Ardit Hoxhajn, gjuajtja e sulmuesit vlonjat me kokë pas harkimit të Gurishtës shkon mbi kuadrat.

Tirana 1 – 0 Vllaznia (Muçi 13′)

Formacionet:

Tirana (3-4-1-2): Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Muçi, Danso Trajner: Nevil Dede

Vllaznia (4-3-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Dilaver, A. HoxhajTrajner: Thomas Brdaric