Atletiko Madrid dhe Diego Kosta kanë ndarë zyrtarisht rrugët teksa sulmuesi do të kërkojë për një tjetër destinacion. Futbollisti kishte kërkuar zgjidhjen e kontratës në mënyrë bashkëpunuese dhe drejtuesit e klubit kënaqën dëshirën e brazilianit, të natyralizuar si spanjoll.

Kështu, nga jashtë klubit u duk se marrëdhëniet e Kostës me klubin ishin të mira, megjithatë së fundmi është zbuluar se lojtari ka pasur shumë problem me ndihmësin e trajnerit Diego Simeone, Nelson Vivas.

Kostës i ishte shtuar shumë tensioni për faktin se nuk konsiderohej titullar dhe nervat ka qenë duke i nxjerrë pikërisht me Vivas, me të cilin për pak sa nuk është konfrontuar fizikisht. Kosta, në fakt njihet për problemet e tij me karakterin dhe në këtë formë edhe klubi kryeqytetas ka menduar se më e mira ka qenë të ndanin rrugët. /VipSport/