Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka bere detyren e saj diten e djeshme duke mundur Skenderbeun dhe duke u ngjitur ne vendin e peste te renditjes teksa tashme do te behet gati per fazen play-off ku me shume mundesi do te ndeshet serish me Skenderbeun.

Edhe ne ndeshjen e djeshme, pika me e forte e ekipit shkodran ka qene padyshim kapiteni Nikolin Qafarena i cili me lojen e tij dhe sidomos me piket qe ka shenuar, e ka ndihmuar ate te fitonte 3-1.

Ne fakt, Qafarena gjate gjithe kampionatit te deritanishem ka spikatur ne kete drejtim dhe jo me kot ne perfundim te dy fazeve te para te kampionatit, ai renditet i pari ne listen e pikeshenuesve me te mire te kampionatit.

Volejbollisti qe ne maj te ketij viti mbush 35 vjeç, nuk ka nder mend te ndalet dhe ne fakt nuk ka arsye pse ta beje kete gje sepse jo me kot eshte pikeshenuesi me i mire.

Deri me tani ai ka shenuar plot 295 pike, duke lene ne vend te dyte volejbollistin e Partizanit Osman Qepa me 273 pike dhe ne te tretin Brajan Thanon e Elbasanit./SHKODRA-SPORT.COM/