Vllaznia është oaz për talentet e rinj, pasi Akademia e Vllaznisë prodhon pa fund. Ekipi shkodran vit pas viti nxjerr emra të rinj.

Klubi shkodran nuk ndalet me kaq, pasi beson te futbollistët e rinj dhe po nënshkruan me lojtarët e Akademisë, pasi nuk dëshiron t’i humbasë me parametra zero. I pari nga ekipi i të rinjve U19 që ka nënshkruar është mesfushori Paulo Pjeshka.

Kështu, ai është lojtari më i ri i Vllaznisë. Burime të “Shkodra Sport” pranë klubit Vllaznia dhe pranë lojtarit në fjalë, tregojnë se skuadra shkodrane ka firmosur sot me një nga futbollistët më të mirë të Akademisë së Vllaznisë.

Mesfushori i ekipit U-19, Pjeshka ka hedhur firmën në kontratë dhe kështu ai do të jetë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë.
Maringlen ZHIVANI