Gjyqtari Doveri vlerëson të rregullt golin e Manxhukiç në ndeshjen Torino-Juventus, 0-2, edhe pse e sheh me pamjet filmike se ka faull. Një faull i pastër i Khedirës dhe tifozët e Torinos janë tërbuar, duke sulmuar Juventusin dhe VAR-in në rrjetet sociale. Një tjetër derbi i kontestuar, polemika kundër Juventusit. Doveri nuk e sheh faullin e Khedirës ndaj Akuah edhe pasi konsultohet me VAR-in.

Tifozët e Torinos shpërthejnë, ndërkohë që ka edhe ndonjë tifoz të Juves që pranon realitetin./vipsport/