Pas kthimit nga Anglia, Vllaznia e femrave ka nisur menjehere pergatitjet per ndeshjen e rradhes per kampionat, sfida te cilat nuk i le asnjehere pas dore sepse siç dihet, synon fitimin e titullit te 10-te kampion rradhazi.

Vllaznia në futboll për femra do të rikthehet sërish në fushë këtë fundjavë për ndeshjen e javës së katërt të kampionatit, e cila do të luhet të dielën ndaj Skënderbeut. Vajzat kuqeblu vijnë në këtë sfidë pas ndeshjes europiane të Champions League ndaj Çelsit në Londër.

Shkodranet do të udhëtojnë drejt Korçës, me synimin e vetëm për të marrë tre pikët dhe për të vijuar rrugën me objektivin e qartë dhe të vetëm, titullin e 10-të. Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra është në kuotën e 9-pikëve aktualisht, duke kryesuar renditjen e kampionatit.

Në fakt, shkodranet kanë marrë tre fitore në tre sfida të luajtuara. Prandaj, ato do të kërkojnë të sigurojnë një tjetër fitore, pas atyre që morën në tre javët e para. Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia do të luhet të dielën në Korçë, duke nisur nga ora 13:00.
Maringlen ZHIVANI