Humbja me Egnatian ende nuk është kapërdirë mirë në kampin e Vllaznisë. Një disfatë e tillë me rezultatin 0-4 përpara publikut shkodran është shumë për një ekip që Kupat e Europës i konsideron objektvi minimal.

Ajo humbje tani duhet të hidhet pas dhe skuadra vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Kastriotin. Trajneri Sedloski ka marrë vendimin për të thërritur në ekipin e parë plot 6 lojtarë nga akademia. Jukaj, Cungu, Zaganjori, Ara, Dodaj e Selmani janë talentët që u stërvitën sot me skuadrën.

Tekniku maqedonas ndoshta dëshiron të dërgojë një mesazh për lojtarët titullar që një performancë si ajo me Egnatian do të ketë pasoja.

Megjithate nuk eshte koha per te bere eksperimente sepse objektivat jane ende ne loje dhe si rrjedhoje duhet karikim maksimal i te gjithe futbollisteve per te marre maksimumin e tyre ne ndeshjet e mbetura te ketij sezoni.