Lajmet që e lidhin Jose Mourinhon me Paris Saint-Germain po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Sipas raportimeve të medieve franceze, trajneri i Romës është takuar së fundmi jo vetëm me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos, por edhe me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Megjithatë pas finales së Europa League me Sevillan do të mësohet nëse Mourinho do të zgjedhë të qëndrojë te Roma, apo do të largohet për të marrë drejtim e Paris Saint-Germain.