Milan është duke menduar për ndryshime në sulmin e skuadrës.

Mediet italiane raportojnë se në radarin e “Djallit” ka rënë sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Sulmuesi dardan po kalon një super sezon në Ligue 1 me skuadrën e Lille dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re.

Marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë Milanin, edhe nëse për momentin nuk ka negociata në zhvillim.

Nëse do të transferohej te Milan, Zhegrova do të zinte vendin e Messias te skuadra e Piolit.