Vllaznia do të udhëtojë në kryeyqtet për të sfiduar Partizanin në kuadër të javës së 34-të të Abissnet Superiore. Një sfidë mjaft e rëndësishme për shkodranët që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 16:00.

Goce Sedlovski pas fitores me Teutën, synon një tjetër 3 pikësh për zonën europiane, këtë herë ndaj një kundërshtari si demat që këërkojnë pikët për titullin. N ëkonferencën për shtyp në prag të kësaj sfide trajneri maqedonas theksoi se do të jetë një sfidë e vështirë, por “premton” se do të dalë me pikë nga kjo përballlje.

“Si fillim pas ndeshjes me Teutën kemi pushuar mjaftueshëm, kemi filluar stërvitjen një ditë pas ndeshjes. Përpara nesh kemi një kundërshtar të fortë që lufton për titull, ndërsa ne normalisht luftojmë për tjetër gjë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Secili prej nesh ka qëllimet e veta, por ne duhet t’i luajmë ndeshjet e mbetura në mënyrën më të mirë të mundshme, duke filluar që nesër për të tentuar një rezultat pozitiv.

Partizani është një kundërshtar i fortë, por ne kemi qëllimet tona. Nuk mund të ndërmarr ndonjë vendim për skuadrën pasi ne luajmë çdo tre ditë. Në këtë situatë është e vështirë, por duhet ta kenë parasysh të gjithë lojtarët që ndeshja luhet për 95 minuta dhe duhet të japin maksimumin nga vetja dhe mendoj se këtë do ta bëjnë.

Klima pozitive? Është normale që pas çdo fitoreje ka kënaqësi. Kemi pasur një periudhë të keqe. Dolëm nga Kupa e Shqipërisë në gjysmëfinale, por e dimë se cili është qëllimi i klubit dhe do të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin. Në kampionat situate është e paparashikueshme, nuk është ende e qartë si në fillim ashtu edhe në fund, prandaj të tre ndeshjet që kemi përballë, ne duhet të jemi të vëmendshëm. Duhet të japim forcë dhe ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne jemi të përgatitur për ndeshjen ndaj Partizanit. Kjo gjithësesi do të varet edhe nga mënyra se si do të luajë kundërshtari, por ne do të shohim vetëm paraqitjen tonë. Është herët të flasësh për rezultatin, por çdo pikë është e rëndësishme. Nesër do të fitojë ai që jep më shumë nga vetja.

Premium? Mendoj se kjo gjë do të diskutohet në privatësi me drejtuesit e klubit. Unë si trajner bashkë me skuadrën kemi për detyrë të marrim rezultate pozitive në këto ndeshjet e fundit.

Sytë nga sfida e Laçit me Tiranën? E thashë edhe më parë, ne duhet të përqëndrohemi vetëm në paraqitjet tona. Nuk do të shohim të tjerët, por do të shohim vetëm sfidat tona. Ne duhet të mbledhim forcat tona dhe të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë final”, është shprehur trajneri i Vllaznisë