Chelsea pritet të bëjë ndryshime të mëdha në verë, pasi aktualisht ka mbi 30 lojtarë në ekip.

The Blues me gjasë do të përfundojnë sezonin nën top dhjetëshe, ndërsa kjo situatë do të sjell një revolucion.

Klubi londinez tashmë ka një listë me emrat që do t’i largojë në këtë verë, ndërsa disa ende kanë dilema.

Sipas asaj që raporton Standard Sport, Pierre-Emerick Aubameyang, Mateo Kovacic, Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Edouard Mendy, Callum Hudson-Odoi dhe Ruben Loftus-Cheek, pritet të largohen në qershor.

Madje, mediumi anglez bën të ditur se këta lojtarë do të largohen para datës 1 korrik.

Tashmë ka interesim për këta lojtarë dhe Chelsea do të shpresojë të nxjerrë një shumë të lartë për gjithë këta emra. /Telegrafi/