Pavaresisht zhurmes dhe presionit te bere se ekipi nuk do te nisej drejt Vlores nese nuk merrej rroga e premtuar, futbollistet e Vllaznise pasditen e sotme kane lene qytetin e Shkodres dhe jane nisur per transferten e rradhes, ate ndaj Flamurtarit.

Ka qene vete klubi shkodran qe permes faqes zyrtare ka bere te ditur kete gje, duke sqaruar edhe masat e marra ne zbatim te protokollit te duhur per transferta te tilla gjate kesaj periudhe. Ja çfare shkruhet tek faqja e Vllaznise:

“Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit. Të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, të paisur me maska e doreza janë ngjitur në autobuzin e ekipit i cili ka qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur.

Kësisoj Vllaznia duke zbatuar të gjitha rregullat e protokollit të hartuar nga FSHF dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka vijuar rrugën drejt Vlorës për t’u bërë gati për takimin e rradhës për kampionat ku padiskutim që do të synojë fitoren”.