Befasite e pakendshme tek Vllaznia ne pragndeshjen me Tiranen, nuk kane fund. Perpis kater lojtareve qe dihej se nuk do te luanim ne kete ndeshje per arsye demtimesh, atyre u eshte shtuar edhe nje tjeter. Behet fjale per nje tjeter titullar, Edon Hasani.
Ai eshte demtuar ne stervitjen e djeshme dhe megjithate u mendua se ishte diçka kalimtare por nuk ka rezultuar keshtu. Ne grumbullim ai ka ndjere dhimbje dhe per rrjedhoje stafi mjekesor ka dale ne konkluzionin se lojtari nuk eshte i gatshem per te luajtur. Ne vend te tij do te jete Erjon Vucaj.