Shpesh thuhet që futbolli i femrave ka më shumë Fair-Play e më pak lojëra të pista se te meshkujt, si për çështje edukate, ashtu edhe për faktin se te femrat në përgjithësi futbolli është ende një sport, zbavitje, i pandotur nga milionat, bastet, kontratat e çmendura dhe televizionet.

Megjithatë, ka edhe raste si ky në video, ku kapitenia e Uzbekistanit U19, Laylo Shodieva, kryen ndoshta gjestin më anti-Fair Play në histori.

Në një ndeshje kundër Maldiveve, Laylo Shodieva shënon një gol absurd, sepse portierja kundërshtare Ula Binth Ijlal lëshoi topin për shkak se u rrëzua në tokë nga dhimbjet e një dëmtimi.

Shodieva, pa e vrarë mendjen, rrëmbeu topin dhe shënoi golin e tretë të ndeshjes, që më pas u fitua 20-0 nga Uzbekistani./telesport/