Jo më kot mban shiritin e kapitenit. Ndriçim Shtubina ka qenë “kapiten” për Vllazninë edhe në shifrat e sezonit që sapo u mbyll. është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje se kushdo tjetër tek kuqeblutë këtë kampionat të fundit (34), ka qenë më shumë minuta  në fushë se gjithë të tjerët dhe po ashtu (2806 minuta) dhe ka shënuar edhe më shumë se të tjerët (6 gola) ndonëse nuk ka luajtur si sulmues i mirëfilltë, madje ka provuar në disa raste të bënte edhe mbrojtësin.

Me pjekurinë e tij është munduar t’i shërbejë sa më shumë ekipit dhe nëse nuk do ta bënte atë gabim në ndeshjen e parafundit në Durrës ku mori karton të kuq, do të mbyllte një sezon shumë të suksesshëm. Për fat, mungesa e tij në ndeshjen e fundit me Tiranën nuk u ndie sepse skuadra e arriti objektivin që kishte dhe prandaj sezonit të suksesshëm të tij nuk mund t’i vësh note negative. Një mbyllje e tillë e këtij sezoni natyrisht që është një “bonus” për atë të ardhshmin për 30 vjeçarin që mbylli kësisoj sezonin e tij të nëntë me Vllazninë.

Stastikat e Shtubinës kampionatin e fundit:
Ndeshje të luajtura:       34
Minuta të luajtura:     2806
Gola të shënuar:             6

© shkodrasport.com