Opinion nga Aleksander Kaçi

Perveç emocioneve te provuara nga çdo tifoz e qytetar shkodran ne pragndeshjen e ndeshjen per mbijetese ne Superlige, kjo sfide pati dhe shume dukuri sportive pozitive per futbollin shkodran. Ajo qe te gjithe pranojme tashma ishte e drejta qe Vllaznia te ishte ne Superlige!

Kjo e vertetuar plotesisht ne nje ndeshje ku arbitrimi ishte me shume se i sersosur, pothuajse ideal! Ishte veprimi me i drejte i FSHF-se per ta arbitruar kete ndeshje me arbitra te huaj, e konkretisht italian, te cilet me arbitrimin e tyre pa as me te voglin gabim, mbyllen çdo goje e thashethem per meriten e rezultatit qe prodhoi kjo ndeshje!
Pozitive kjo ndeshje rezultoi per futbollin shkodran dhe per situatat ne tecilat erdhen ekipet. Pas fitoreve te merituara te ekipeve te Akademise dhe kualifikimit të Vllaznise B ne kategorine e pare, situatat e sollen qe Vllaznia e te rriturve ne futboll, ne ndeshjen e mbijeteses te kishte ne dispozicion pothuajse 100% vetem futbolliste shkodranë dhe shumica prej tyre te nje moshe shum te re, pothuajse te pa shkeputur akoma nga ekipet e Akademise. Ne keto kushte, çdo specialist qe e din çfarë emocionesh duhen perballu ne te tilla sfida, por dhe çfare cilesie profesionale kerkohet ne fushe, ia kishte friken me te drejte se sa do e perballonin keta djemë te rinj te talentuar shkodranë sfiden. Rezultati e mbi te gjitha loja qe bene ne fushe keta djeme eshte nje sfide e fituar. Ne shume momente te lojes ekipi shkodran jo vetem dominonte, por dhe jepte spektakel duke i entuziazmuar spektatoret me kombinimet shume te menduara taktikisht, e te realizuara me teknike e mjeshteri. Kjo ishte fitorja e sfides, duke treguar se Akademia Vllaznia asht fidanishte e pashtershme talentesh, nje garanci se futbolli shkodran ka kene, eshte dhe do jete ne krye te futbollit shqiptar. Kjo sfide kerkonte dhe nje pregatitje psikologjike e taktike te veçante, çka nuk ishte diçka e lehte per ta ba me keta djemë te rinj e kunder nje ekipi si Tirana me shume pervoje. Nje sfide tjeter kjo e fituar nga stafi teknik e lojtaret e rinj shkodranë. Tensioni i ndeshjes u perballua me vetëpermbajtje çka ishte gjeja me e Veshtire, por dhe me e duhura, ndersa skuadra taktikisht ishte perfekte, sidomos kur mendon se ne qender te mbrojtjes kishim dy qendermbrojtes te improvizuar!
Ne kete paraqitje pozitive ne kushtet e krijuara te ekipit Shkodran ndaj Tiranes kane merite te gjithe, presidentja, drejtuesit e klubit, por veçanerisht stafi teknik e lojtaret. Kjo tregon se kur ka angazhim profesional, kur lojtaret duan te japin me te miren profesionale te tyre, kur futbolli ju Lihet ta administrojne profesionistet e futbollit, siç ndodh ne Akademinë e suksesshme Vllaznia, futbolli ne Shkoder i paraprin futbollit shqiptar.
Interpretimi qe iu be kesaj ndeshje nga ana profesionale e psikologjike, e verteton kete, nga ekipi krejtesisht shkodran, kunder Tiranes me lojtare nga dy kontinente, eshte nje test pozitiv per keta lojtare, per stafin teknik, dhe ne veçanti per futbollin shkodran.