Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar prej disa ditesh dhe sot ka qene vete klubi Vllaznia qe ka njoftuar mbylljen e bashkepunimit me trajnerin e pergatitjes atletike Mihail Tzokov.
Bullgari ka qendruar gati dy vite ne Shkoder teksa eshte munduar te beje me te miren ne punen e tij, por tashme duket se ka ardhur momenti per t’u larguar.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin e përgatitjes atletike Mihail Tzokov. E falenderojmë për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy sezoneve dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.
Por nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” po ashtu ka bere te ditur mbreme qe drejtuesit e klubit e kane gjetur zevendesuesin e tij dhe ai do te jete lezhjani Aurel Locaj./SHKODRA-SPORT.COM/