Tirana fitoi derbin ndaj Partizanit në minutën e fundit dhe e mbyllin vitin në vendin e parë. Në përfundim të ndeshjes foli dhe numri një i klubit, presidenti Refik Halili.

“Nuk do të reshtim për të bërë një ekip sa më të mirë, më të plotësuar. Shehi ka dhuratën më të mirë që drejton klubin e Tiranës. Si sportist ka qenë mjaft mirë.

Po bën punën e tij me gjithë stafin padyshim për të mirën e Tiranës. Urojmë të jetë i gëzuar të fitojë sa më shumë.”

“Është një grup i shkëlqyer me çuna të mirë. Shpresoj që të rrinë gjithmonë bashkë.” Bardheblute me fitoren e sotme, e kane çuar ne 5 pike diferencen me vendin e dyte dhe padyshim qe ndjehen mire me kete gje.