Kater dite me pare i shenoi 8 gola Tiranes dhe per te mos “prishur terezi”, Vllaznia i shenoi po aq gola edhe Partizanit ne ndeshjen e rradhes te vlefshme per javen e 10-te te kampionatit kombetar te futbollit per femra.

Ne takimin e luajtur mesditen e sotme ne kompleksin “Zmijani” vajzat kuqeblu kane fituar serish me rezultat te thelle, 8-0 edhe ndaj ekipit te kuq.

Gjithçka ka qene e lehte per ekipin shkodran qe ka shenuar nga 4 gola per secilen pjese loje. Ne te paren kane shenuar Lufo, Zarka dhe Gjini 2 here. ndersa ne te dyten ka qene Megi Doçi qe ka shenuar 3 gola ndersa ne fund do kishte vend edhe per nje gol te futbollistes se re dhe me perspektive Klaudia Borci.

Perfundimisht 8-0 dhe Vllaznia ngjitet ne kuoten e 25 pikeve dhe udheheq renditjen, duke qene ne vend te pare nderkohe qe Apolonia eshte ne vendin e dyte ne te njejten kuote pikesh, por me golaverazh me te dobet./SHKODRA-SPORT.COM/