Friday, March 6, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia nuk ia del ndaj Apolonisë. Pëson humbjen e dytë në Ligën...

Vllaznia nuk ia del ndaj Apolonisë. Pëson humbjen e dytë në Ligën Unike

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka humbur sërish ndaj Apolonisë (e dyta në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani) dhe një disfatë e tillë e vë disi në vështirësi kualifikimin në Ligën Unike.

Takimi në mes këtyre dy skuadrave është luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit të qytetit të Fierit dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund nga vendasit që kanë triumfuar me rezultatin 89-62.

Paraqitja e kuqebluve ka qenë larg pritshmërive teksa me një fitore në këtë përballje do ta konsolidonin pozitat e tyre në krye të tabelës së renditjes. Por tashmë ata kanë 6 pikë, po aq sa edhe Golden Eagle Ylli duke ndarë në këtë mënyrë vendet 2 dhe 3 në renditje.

Kjo e fundit kryesohet tashmë nga Apolonia me 7 pikë, ndërkohë që mbyll grupin GO+Peja me 5 pikë. Dy javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar skuadrat që do të shkojnë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni dhe Vllaznia do të tentojë të jetë njëra prej tyre.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments