Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia objektiv 12 pikë në 4 sfidat e mbetura deri në pauzën...

Vllaznia objektiv 12 pikë në 4 sfidat e mbetura deri në pauzën e kampionatit

Të shtunën, Vllaznia do të presë në shtëpi Erzenin, i cili vjen pas një reagimi të mirë ndaj Tiranës. Në Shkodër kërkohet që nga kjo sfidë të merret maksimumi i pikëve, pasi më tej Vllazninë e presin ndeshje më të vështira.

Realisht, pritet një sfidë e luftuar, duke ditur se për shkodranët një hap fals krijon shumë dëmë. Pikërisht, këto pasoja do të kërkojë të evitojë skuadra e Vllaznisë.

Në harkun e dy javëve, do të luhen edhe tre takime të tjera, kundër Kukësit në transfertë, ndërsa me Tiranën dhe Egnatian në shtëpi.

Në këto ndeshje, Vllaznia do të kërkojë 12-pikë, por se sa do t’i marrë ato, mbetet për t’u parë në fushën e lojës.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments